“Objektiv, kualifikimi në Euro 2024”/ Prezantohet Sylvinho: Shqipërinë e çojmë lartë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Objektiv, kualifikimi në Euro 2024”/ Prezantohet Sylvinho: Shqipërinë e çojmë lartë

Shqipëria ka zyrtarisht një trajner të ri për 18 muajt në vijim.

 

Braziliani Sylvinho firmosi kontratën me federaten shqptarë të futbollit dhe më pas u prezantua nga Armand Duka para mediave.

 

Advertisement

Në deklaratën e tij të parë si tekniku I ri I kuqezinjve, 48-vjecari falenderi paradrësin e tij Reja dhe premtoi se do të punoj për ta cuarf shqiperinë lartë.

 

 “Doja t’u falënderoja që jeni këtu. Jam i kënaqur. Puna e një trajneri është e vështirë, kurrë e thjeshtë. Duhet të bëjmë zgjedhje, herë fiton e herë jo. Falënderoj Rejën për punën e bërë, këta futbollistë, zemrën dhe pasionin. Kemi dëshirë të sjellim rezultate pozitive për të dërguar kombëtaren në pozicionin e duhur. Këtë pashë kur takova presidentin për herë të parë. Edhe ai pa te ne urinë dhe dëshirën për të bërë mirë, për t’i dhënë vazhdimësi projektit.Të gjithë flasin për zgjedhjet e trajnerit apo pozicionin e tij. FSHF më bindi të merrja përsipër këtë punë. Jemi të kënaqur, besoj do bëjmë një punë të mirë”, u shpreh Sylvinho.

 

Advertisement

 

Objektivin konkret që shqiperia ka nën drejtimin e Sukvinhjos, u kujdes ta saktësonte Presidenti I federates armand duka.

 

 “Kemi arritur një marrëveshje deri në fund të Europianit. Objektivi ynë është i qartë për të marrë pjesë në EURO 2024. Mundësitë janë dhe do të bëjmë maksimumin e mundshëm. Unë do t’ia lë fjalën trajnerit”, u shpreh Duka.

Advertisement

 

Ajo që bëri përshtypje ne prezantimin e Silvinjos, ishte prania e ish-trajnerit Eduardo Reja I cili duke I uruar suksese brazilianit, tha gjithashtu se ishte krenar për punën shumë të mirë të tek në krye të kuqezinjve.

 

Silvinjo përvecse ish lojtar I Barcelones, si trajner ka drejtuar Lionin në France dhe Korinthias në Brazil, ndërsa në 3 vitet e fundit ishte asistent I trajnerit Tite tek pesë herë kampionet e botës.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy