“Përdh*nues, ke shumë para …”, Dani Alves sulmohet ndërsa shkon në Gjykatë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Përdh*nues, ke shumë para …”, Dani Alves sulmohet ndërsa shkon në Gjykatë

Ish-mbrojtësi i Barcelonës Dani Alves u lirua nga burgu pas garancisë prej 1 milionë eurosh. Megjithatë Alves ëhstë i detyruar që çdo të premte të shkojë në Gjykatën Provinciale të Barcelonës për të firmosur, duke vërtetuar se është në dispozicion të drejtësisë dhe nuk është larguar nga Spanja.

Gjithashtu ai ka dorëzuar edhe pasaportat spanjolle dhe braziliane, në mënyrë ë të mos largohet nga vendi.

Përveç kësaj, braziliani duhet të zbatojë një urdhër ndalimi prej 1000 metrash nga “viktima”, 23-vjeçarja që e denoncoi për përdhunim në një lokal nate në Barcelonë.

Këtë të premte, më 5 prill, Dani Alvesh ka përmbushur detyrimet e tij dhe ka shkuar në Gjykatën Provinciale të Barcelonës, i shoqëruar nga avokatja e tij Inés Guardiola, për të firmosur dhe vërtetuar se ndodhet ende në vend dhe në dispozicion të gjykatës. Braziliani është kapur nga kamerat e “Telecinco” dhe dukej shumë i qetë në ecjen nga makina në mjediset e gjykatës.

Advertisement

Pavarësisht kritikave, ka disa shqetësime për integritetin e ish-futbollistit. Javën e kaluar, në vizitën e tij të parë në Gjykatën Provinciale të Barcelonës për të firmosur, braziliani u qortua nga një kalimtar, që e thirri nga distanca: “O përdhunues… Alvesh, ke shumë para për të përdhunuar, apo jo? Janë para për të përdhunuar dhe për të paguar”.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy