Përplasje me Sylvinion?/ Reagon Broja: Kam qenë i dëmtuar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Përplasje me Sylvinion?/ Reagon Broja: Kam qenë i dëmtuar

Armando Broja reagoi për herë të parë në lidhje me dyshimet e opinionit sportiv se mes tij dhe trajnerit Sylvinio ka një krisje të madhe.

 

Sulmuesi i kombëtares përmes një postimi në Instagram mohoi që të ketë një çështje “Broja” në kombëtaren kuq e zi.

 

Advertisement

Talenti i Chelsea-t shkruan se ai ka qenë i dëmtuar ndaj edhe i ka munguar ftesa nga Sylvinio për duelet e fundit kundër Moldavisë dhe Ishujve Faroe.

 

REAGIMI:

 

Advertisement

“Përshëndetje! I gjithë ky lajm i rremë që qarkullon duke thënë se nuk më intereson ekipi Kombëtar dhe se unë dhe menaxheri jemi zënë është gënjeshtër e plotë. Unë e dua Kombëtaren me gjithë zemër. Isha shumë i mërzitur që m’u desh të humbisja 1 vit të Kombëtares për shkak dëmtimi dhe më pëlqen të besoj se unë dhe menaxheri kemi një marrëdhënie shumë të mirë ku mund të flasim lirshëm dhe me respekt me njëri-tjetrin.

 

Ai ka bërë një punë të mrekullueshme dhe jam personi më i lumtur që shoh Shqipërinë të kualifikohet në Gjermani. Kam shumë respekt për të gjithë stafin dhe lojtarët, si dhe menaxherin. Ai nuk më zgjodhi mua jo sepse u prishëm bashkë, por thjesht sepse u lëndova dhe nuk isha në formë. Nuk kam luajtur asnjë lojë që nga kampi i fndit. Ishallah me fitore nesër. Me respekt, Armando Broja.”

 

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy