Rey Manaj shënon në shtesë, largon Fenerbahce-n nga titulli

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rey Manaj shënon në shtesë, largon Fenerbahce-n nga titulli

Nëse Gallatasarai do të fitojë titullin kampion këtë sezon në Turqi me siguri duhet të falënderojë indirekt edhe Rey Manaj, futbollistin e kombëtares kuqezi.

Sulmuesi nga Lushnja shënoi golin që i mohoi fitoren Fenerbhaces në duelin ndaj Sivaspor, e tani distanca mes dy klubeve historike të Stambollit është 4 pikë në favor të Gallatasarait.

Barazim emocionues 2 me 2 në duelin e javës së 33 të  superligës turke. Lojtari shqiptar shënoi që në minutën e  13 për vendasit, mirëpo goli i bukur u anulua për një pozicion jashtë loje milimetrik. Pavarësisht mundësive më të mira që pati Fenerbahce, goli i miqve do të vinte vetëm në minutën e  2 shtesë me anë të Fred.

Mirëpo në pjesë e dytë Sivaspor barazoi me anë të një zbritje të shpejtë nga e djathta që u finalizua me goditjen e saktë në portë të Koita. Portieri vendas Vural priti disa tentativa të Xhekos dhe lojtarëve të tjerë të Fenerbahce, por u dorëzua në minutën e  84 pas gjuajtjes së Kahveci.

Advertisement

Mirëpo në minutën e  87 një top i gjatë nga e majta për Manaj, bëri që ky i fundit të të tentojë realizimin, por ndërhyrja nga pas me faull bëri që gjyqtari të jepte penallti për Sivaspor pas gati 6 minutash rishikim të episodit nga sistemi VAR dhe më pas në videomonitor.

Manaj ishte vetë që mori përsipër ekzekutimin me saktësi absolutë duke barazuar shifrat e duke i hequr nga duart miqve një trepikësh që mund të ndikojë shumë në luftën për titull duke qenë se kanë mbetur vetëm 5 javë nga fundi, aq më tepër që ndeshja direkte me Gallatasarain do të luhet ne 19 maj në fushën e kësaj të fundit.

Për Rei Manajn ky ishte goli i 17 sezonal, vetëm 3 më pak sesa dy golashënuesit e kampionatit Xheko dhe Ikardi. Në total për bomberin lushnjar në këtë sezon numërohen 21 gola. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy