“Serie A”, 5 vite vetëm në Tring, magjia e futbollit italian ekskluzivisht në platformën më të dashur

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Serie A”, 5 vite vetëm në Tring, magjia e futbollit italian ekskluzivisht në platformën më të dashur

Çdo premtim është borxh! Dhe Tring ka qenë gjithmonë besnik ndaj ndjekësve dhe abonentëve të platformës. Ndaj, ky lajm është një konfirmim i bukur dhe i shumëpritur për të gjithë.

“Il Calcio” kampionati Italian i futbollit, kampionati i njëmijë e një emocioneve, ekskluzivisht në Tring për plot pesë sezonet e ardhshme. Platforma mediatike më e rëndësishme në vend njofton se ka siguruar të drejtat e transmetimit ekskluzive për pesë sezone 2024-2029, tëSerie A, por këtë herë më një suprizë të madhe, pasi së bashku me Serie A, do të vijnë edhe Coppa Italia dhe Superkupae Italisë, si dhuratë për tifozët e zjarrtë, të gjithë futbollin italian të plotë dhe magjinë e tij. Duke e bërë kështu, së bashku me kompeticionet e tjera prestigjioze të drejtat e të cilave

Tring i zotëron, paketën më prestigjioze dhe gjithëpërfshirëse sportive në vend. Të gjitha ndeshjet në cilësinë më të lartë të zërit dhe figurës në platformat tokësore, satelitore dhe OTT, të gjitha raundet, transmetime live, highlights, kontent ekstra, informacione, pasqyrim i plotë i evenimenteve aq të dashura për shqiptarët dhe jo vetëm.

Me sezonin aktual në pikën “më të zjarrtë”, beteja për titull po bëhet dita-ditës më e ashpër, thuajse e pamëshirshme. Të gjithë kanë zbritur në fushë “artilerinë e rëndë”, ekipet luftojnë “dhëmb për dhëmb” për trofeun e shumëdëshiruar, për kreun e renditjes, për një vend në kupat e Evropës, për prestigj e lavdi, apo për mbijetesë në ligën e ëndrrave.

Advertisement

Për ngjyrat, kampionët dhe pasionin e çdo sportdashësi, tanimë ka vetëm një destinacion dhe ai është ekrani i Tring Sport. Me kompeticionet e reja, konfirmimet e atyre ekzistuese për sezonet në vijim, me Champions League, Serie A, Coppa Italia, Superkupën e Italië, Uefa Super Cup, Moto Gp të gjitha kategoritë, NBA, Ligën Turke dhe Portugeze, Tring komfirmohet si shtëpia që mirëpret të gjithë kampionët dhe të gjithë tifozët dhe adhuruesit e tyre. Nëse të pëlqen sporti, duhet të jesh patjetër Tring, dhe Tring i bën kampionët të prekshëm nga të gjithë, sepse mendon për të gjitha familjet shqiptare, duke sjellë një propozim promocional thjesht të pakrahasueshëm, Mirëprisni të gjithë kampionët vetëm me Tring!/vizionplus.tv/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy