Shqipëria e pëson në minutën e 97, Liga e Kombeve për t’u harruar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shqipëria e pëson në minutën e 97, Liga e Kombeve për t’u harruar

Shqipëria e mbylli pa fitore këtë edicion të Ligës së Kombeve! Kuqezinjtë barazuan 1 me 1 me Islandën në “Air Albania” duke u klasifikuar të tretët në grup me vetëm 2 pikë pas krahëve të Izraelit dhe Islandës.

 

Ndeshja në minutën e 10 u fut në shina të mira për skuadrën e Rejës pasi Gunarson doli me të kuq për të kuqtë. Ai ndali me faull Uzunin i cili po i drejtohej portës për tu vënë përballë portierit Runarson.

 

Advertisement

Diferenca numerike ia bëri më të lehtë ndeshjen Shqipërisë e cila pas disa momentesh kërcënuese, kaloi ne avantazh në minutën e 35. Uzuni dha një top të bukur dhe Lenjani me kokë zhbllokoi rezultatin. Në pjesën e dytë loja ishte edhe më e hapur, Shqipëria që krijoi të tjera mundësi shënimi me Uzunin dhe Ramadanin ndërsa Islanda në 3 tentativa provoi të rrezikonte me gjuatje nga distanca.

 

Deri në fund me përjashtim të disa rasteve të tjera të mira me Abrashin, Bajramin, Uzunin dhe Brojen, nuk arritëm dot të shënonim një gol të dytë për të mbyllur takimin.

 

Advertisement

 

Por teksa pritej vërshëllima e gjyqtarit në minutën e 7 shtesë, pësojme golin e barazimit nga Anderson pas një gabimi të mbrojtjes në vendosje.

 

Një edicion zhgënjyes që me gjasë do të mbyllë dhe aventurën e Rejës me kuqezinjtë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy