Si kurrë më parë/ Kupa e Botës 2030 do të mbahet në tre kontinente

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Si kurrë më parë/ Kupa e Botës 2030 do të mbahet në tre kontinente

Kupa e Botës për meshkuj 2030 do të organizohet nga gjashtë vende në tre kontinente të ndryshme për të festuar 100-vjetorin e edicionit të parë të turneut, njoftoi të mërkurën organi qeverisës botëror i futbollit FIFA.

Spanja, Portugalia dhe Maroku do të bashkëorganizojnë turneun, ndërsa Uruguai, Paraguai dhe Argjentina do të zhvillojnë të gjitha një ndeshje hapëse secila për të shënuar 100 vjetorin që nga organizimi i Kupës së parë të Botës. Turneu i vitit 1930 u organizua dhe u fitua nga Uruguai.

“Në një botë të ndarë, FIFA dhe futbolli po bashkohen”, tha presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino. “Këshilli i FIFA-s, që përfaqëson të gjithë botën e futbollit, njëzëri ra dakord të festojë në mënyrën më të përshtatshme përvjetorin e njëqindtë të Kupës së Botës FIFA, edicioni i parë i të cilit u luajt në Uruguaj në vitin 1930”.

“Këshilli i FIFA-s gjithashtu ra dakord unanimisht se e vetmja ofertë për të pritur Kupën e Botës FIFA 2030 do të jetë oferta e përbashkët e Marokut, Portugalisë dhe Spanjës”, shtoi Infantino. “Dy kontinente – Afrika dhe Evropa – të bashkuara jo vetëm në një festë të futbollit, por edhe në sigurimin e kohezionit unik social dhe kulturor. Çfarë mesazhi i madh i paqes, tolerancës dhe përfshirjes.

Advertisement

Të gjashtë skuadrat do të kualifikohen automatikisht për turneun me 48 ekipe, me FIFA që njofton se ndeshja e parë e turneut do të luhet në Estádio Centenário në Montevideo, vendi i finales së parë të turneut, shkruan CNN.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy