
Një penallti e dyshimte qe mesa duket do ti kushtoje titullin Tiranes, ka sjell nje skandal te vertete ne stadiumin e Rrogozhines.
Ne fund te ndeshjes Tirana-Bylis qe u mbyll 2 me 2, tifozet kryeqytetas u futen ne fushe per te sulmuar gjyqtarin Kridenc Meta. Shkak u be penalltia qe Meta dhe per Bylisin ne minuten e 75, qe u kontestua ashper nga lojtaret dhe stafi i Tiranes.
Ballshiotet e shenuan penalltine qe i coi shifrat ne 2 me 2, rezultat qe tani e ka zbritur Tiranen ne vendin e dyte per shkak te faktit qe Partizani ka avantazh ndeshjet direkte kunder bardhebluve. E gjithe kjo situate ka bere qe lojtaret dhe stafi te perplasen me Kridenc Meten ne fund te takimit.
Por nuk ka perfunduar me kaq. Tifozet e Tiranes kapercyen hekurat dhe u futen ne fushe duke u perleshur me policine dhe duke goditur gjyqtaret. Situata preciputoi por Meta dhe ndihmesit e tij ia dolen te futen ne dhomat e zhveshjes.