Sonte Milan-Inter, derbi për “nder e lavdi”, zikaltërit duan të festojnë titullin para rivalëve historik

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sonte Milan-Inter, derbi për “nder e lavdi”, zikaltërit duan të festojnë titullin para rivalëve historik

Derbi i Madoninës sot në mbrëmje është sfida më e pazakontë mes dy klubeve të Milano në të gjithë historinë e përplasjeve mes tyre.

Është hera e parë në histori që kjo sfidë e madhe luhet të hënën në mbrëmje, ndikuar këtë herë nga fakti që luajti të enjten në mbrëmje në Europa League.

Ndër vite janë luajtur derbe nga e marta në të dielë në sfidat e vlefshme për kampionatin Italian, kupën e Italisë, superkupën e Italisë por edhe përplasjet në Europë në mesjavë. Por derbi është i pazakontë edhe për faktin se për herë të parë mund të ndodhë që një skuadër e këtij qyteti të shpallet kampion duke fituar derbin.

Kështu mund të ndodhë sonte me Interin që ka nevojë vetëm për tre pikë që matematikisht të fitojë titullin e 20 në histori. Tek zikaltërit është përgatitur gjithçka për të festuar yllin e dytë në fanellë, ndërsa tek Milani do të bëjnë gjithçka për të mos e lejuar të ndodhë kjo gjë. Tensioni është në rritje dhe frika për incidente është e pranishme, ndaj masat nga policia janë rritur shumë.

Advertisement

Kuqezinjtë janë mundur në 5 derbet e fundit radhazi përfshirë edhe turpërimin në fazën e parë 5 me 1. Milani është ekip pritës sot ndaj stadium do të jetë në shumicë dërrmuese kuqezi, madje edhe me një koreografi special. Skuadra është në një moment të vështirë, pasi u eliminua pas dy ndeshjesh shumë të dobëta nga roman në Europa League.

Ultrasit janë rreshtuar pro largimit të Piolit ndaj tensioni është evident në ekip. Trajneri pritet të bëjë disa lëvizje taktike në formacion, ku përfshihet edhe aktivizimi i Leaos në majë të sulmit. Tek Interi ka qetësi dhe besim se mund të festojnë sonte, ndërsa tifozët me mijëra kanë rrethuar klubin për të inkurajuar edhe më shumë lojtarët, për  derbin numër 180 në Serie A dhe 239 në total, i cili transmetohet sonte pra 20:45 në Tring.

Shumë e fortë edhe lufta për vendin e pestë dhe të fundit që të çon në Champions. Në pritje për të njohur rezultatin e një tjetër ndeshje të bukur si Roma-Bolonja, Atalanta i është afruar me vetëm 1 pikë vendit të pestë pasi mundi Monxën 2 me 1 në transfertë falë golave të shënuar nga De Ketelar dhe Lukman, Daniele Maldini në fund hapi ndeshjen dhe ishte i pafat teksa goditi shtyllën e Atalantës në shtesë. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy