Sot gjysmëfinalja Dormund-PSG, gjermanët mbështeten te tifozët, parizienët tek yjet në ekip

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sot gjysmëfinalja Dormund-PSG, gjermanët mbështeten te tifozët, parizienët tek yjet në ekip

Borusia Dortmund dhe Paris Sen Zhermen vështirë se do të kishin ëndërruar një finale sezoni të tillë, kaq pranë një arritje të jashtëzakonshme, finalen e Champions League.

Sonte këto dy ekipe do të luajnë aktin e parë të gjysmëfinaleve, në përpjekje për të marrë  një rezultat sa më të mirë për ndeshjen e kthimit që do të luhet të martën e ardhshëm.

Paris Sen Zhermen dhe Dortmund janë në fakt dy ekipe që e njohin njëra tjetrën në këtë sezon, sepse u përballën edhe në fazën e grupeve.

Madje parisienët u kualifikuan me shumë vështirësi në sajë të një barazimi 1-1 në ndeshjen e fundit pikërisht kundër Dortmundit në Gjermani.

Advertisement

Ndeshja sot në 21:00 do të luhet në një stadium magjik, sikurse Signal Iduna Park, atmosferë e cila e transformon Dortmundin, përtej sezonit të dobët në Gjermani ku janë të pestët.

Skuadra e Terziç në letër nuk duket favorite, mirëpo kundër Atletikos së Madridit në çerekfinale ata treguan se mund të marrin atë që duan kur janë në mbrëmjen e tyre më të mirë.

Përballë gjermanëve janë francezët e Luis Enrikes që në ADN-në e lojës së vet ka dominimin në mbajtjen e topit. E çuditshëm që skuadra nuk preferon vertikalizimet, kur në ekip ka lojtarë që i përshtaten kësaj loje sikurse Mbappe dhe Dembele.

Individët gjithsesi janë pikërisht arma më e madhe e parisienëve në këtë duel.

Advertisement

Emrat e veçantë, yje në të dyja kampet dhe loja dëfryese janë garanci që përtej një çifti surprizë, sonte do të kemi kënaqësinë të shijojmë një tjetër mbrëmje spektakolare, në platformën Tring, duke nisur nga ora 21:00.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy