Tottenham humbet pikë Champions-i, “Spursat” ndalen në derbi, Broja “zhduket” nga radarët e Fulham

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tottenham humbet pikë Champions-i, “Spursat” ndalen në derbi,  Broja “zhduket” nga radarët e Fulham

Java e 31 e premier ligës, nisi e dominuar nga barazimet 1 me 1. Kështu ndodhi në sfidën me pritshmëri më të lartë, derbin e Londrës mes Uest Ham dhe Tottenham.

Pas një rasti të Bouen për vendasit, ishte Jonson që kaloi në avantazh “spursat” në minutën e  5 I asistuar nga  Verner.

Pedro Porro pati një rast të shkëlqyer për t’i dërguar shifrat në 2 me 0 për miqtë, përpara se Uest Ham të rikthente ekuilibrat në minutën  19 me anë të mbrojtësit Kurt Zuma.

Në pjesën e dytë diferencën në rezultat e bënë dy pritje te shkëlqyera të portierit italian Vikario, i cili ndali dy herë Antonion duke i mohuar fitoren Uest Hamit.

Advertisement

Spursat nuk arritën dot të kapin Aston Vilen e vendit të katërt dhe mbetën kështu 2 pikë larg zonës Champions, ndërsa “çekiçët”, siç njihet ndryshe Uest Ham ruajnë vendin e 7.

New Castle nuk e shfrytëzoi gabimin e Uest Ham për ti parakaluar londinezët, pasi nuk shkoi edhe vetë më shumë se barazimi 1 me 1 kundër Everton në fushën e vet.

Qymyrxhinjtë kaluan të parët në avantazh me anë të suedezit Isak në minutën e  15.

Avantazh që do të zgjaste deri në minutën e 88 kur Everton barazoi përmes një penalltie të kthyer në gol nga Calvert Ljuin. Fulham i Armando Brojës ndërkohë u mund 3 me 1 në transfertë nga Nontingem Forest, pikë të çmuara për këtë të fundit në kuadër të luftës për mbijetesë.

Advertisement

Për fat të keq tek Fulham jo vetëm që nuk luajti, por nuk ishte as në stol, sulmuesi i përfaqësues sonë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy