Trepca rrëmben ligën unike, finale spektakolare në Vlorë, ylli mundet në gjuatjen e fundit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Trepca rrëmben ligën unike, finale spektakolare në Vlorë, ylli mundet në gjuatjen e fundit

Nga Ervin Sina

Trepça u shpall fitues i ligës unike në basketboll për meshkuj, duke mundur në një finale spektakolare krejtësisht dardane, ekipin e yllit.

Qindra sportdashës të ardhur nga Mitrovica e Suhareka, por jo vetëm edhe nga Vlora, ndoqën nga afër finalen e ligës mbarëkombëtare të koshit, që u mbajt sikurse e gjithë faza play off në pallatin e sportit “Flamurtari”.

Në parket ishte një duel shumë emocionues i vendosur në sekondën e fundit e që pati shumë përmbysje rezultati gjatë katër periodave. Ylli i Suharekës fitoi periodën e parë 19 me 11, mirëpo Trepça u përgjigj me një fitore 22 me 15 në të dytën, duke i çuar ekipet në pushim me një avantazh vetëm 1 pikë në favor të Yllit. Këta të fundit fituan 18 me 13 periodën e tretë, duke shkuar në çerekorëshin e fundit me një avantazh +6 pikë falë një superparaqitje të lojtarit të vet më të mirë Verge.

Advertisement

Ylli vijoi të bënte një paraqitje të bukur edhe në fillim të periodës së katërt, por afër fundit disa kosha të rëndësishëm radhazi të Tmusiç rikthyen në lojë Trepçën. Shumë ankth në 2 minutash e fundit me rezultatin që përmbysej herë pas herë për të ardhur tek koshi vendimtar për tre pikë i shënuar në sekondat e fundit nga Daniel Eixh që i dha avantazhin 67 me 66 mitrovicasve.

Në sekondën e fundit Ylli u përpoq të shënonte pikët e fitores, por goditja e fundit në kohën që u mbyll koha, nuk përfundoi Brenda në kosh. Feste e madhe për Trepçën e cila pas kupës dhe superkupës së Kosovës, fiton edhe ligen unike.

Ndërkohe sot në Prishtinë nis faza play off për ligen unik basketboll femra, ku gjysëmfinalet janë bashkimi I Prizrenit kundër Tiranës dhe Prishtina kundër Penzës./vizionplus.tv/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy