Turqit duan 10 mln euro, në Itali dhe Spanjë kërkojnë shërbimet e Rey Manaj

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Turqit duan 10 mln euro, në Itali dhe Spanjë kërkojnë shërbimet e Rey Manaj

Rey Manaj po përjeton një fazë të shkëlqyer në karrierën e tij, duke u dalluar në fushën e futbollit në Turqi, teksa po konkurron me emra si Icardi dhe Dzeko për trofeun e “Këpucës së Artë”.

Mediat e huaja raportojnë se ai ka regjistruar 17 gola në Superligë dhe 21 në total duke përfshirë ndeshjet e Kupës dhe kjo është një performancë e shkëlqyer për një sulmues.

Mësohet se Rey Manaj po tërheq vëmendjen e shumë ekipeve të mëdha, përfshirë edhe gjigantin turk Galatasaray. Këta të fundit po hezitojnë për momentin pasi mësuan çmimin që kërkon Sivasspor, i cili është 10 milionë euro. Kjo është një shumë e kripur për futbollin turk, por edhe Manaj nuk është i zakonshëm.

Në të njëjtin kohë, sipas mediave turke, ekziston interesimi konkret për Manajn në La Liga, me skuadra si Getafe dhe Mallorca që shfaqin interes për të, po ashtu edhe në Seria A.

Advertisement

TuttomercatoËeb raporton se Manaj mund të jetë një opsion për disa ekipe italiane gjatë merkatos së verës. Manaj është ndihet si në shtëpinë e tij në Serie A, duke filluar karrierën e tij në akademinë e Interit, ndërsa përvojën e fundit e ka pasur me Spezia-n e Thiago Motta-s, ku ka shënuar edhe 5 gola. /vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy