United kërkon me ngulm mbrojtësin zikaltër, Interi mendon për një shqiptar për ta zëvendësuar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
United kërkon me ngulm mbrojtësin zikaltër, Interi mendon për një shqiptar për ta zëvendësuar

United kërkon me ngulm mbrojtësin zikaltër, Interi mendon për një shqiptar për ta zëvendësuar

E ardhmja e Milan Skriniar-it mund të jetë në Premier League. Mbrojtësi i Interit është një nga më të kërkuarit në këtë merkato vere, pasi skuadra të shumta evropiane janë gati të paguajnë shifra të mëdha për kartonin e tij.

Manchester United është gati që të bëjë sakrifica për futbollistin, ndërsa trajneri Ole Gunnar Solskjaer e sheh mbrojtësin sllovak si partnerin e duhur të Harry Maguire në qendër të repartit të mbrojtjes.

“Djajtë e kuq” janë gati të paguajnë deri në 60 milionë euro për kartoni ne mbrojtësit, ndërsa Marotta e Ausilio shpresojnë që shifra të rritet, duke qenë se në ankand mund të përfshihen edhe klube të tjera si Barcelona, Real Madrid e Manchester City.

Advertisement

Burime pranë klubit zikaltër bëjnë me dije se edhe Conte ka dhënë miratimin për një shitje të mundshme të sllovakut, duke qenë se ky i fundit nuk ka arritur të përshtatet si duhet në rreshtimin me tre në prapavijë dhe është parë shpesh në vështirësi gjatë këtij sezoni.

Ndërkohë me paratë e arkëtuara nga shitja e Skriniar, mund të investohej për të sjellë menjëherë në Milano mbrojtësin shqiptar Marash Kumbulla, aktualisht në pronësi të Veronës, por edhe një emër si Jan Vertonghen, i cili pritet të lërë Tottenham-in me parametra zero këtë verë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy