Zyrtare/ Futbolli shqiptar rinis më 3 qershor, por pa tifozë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zyrtare/ Futbolli shqiptar rinis më 3 qershor, por pa tifozë

Zyrtare/ Futbolli shqiptar rinis më 3 qershor, por pa tifozë

Tifozët shqiptarë do të mund të bëjnë tifo për skuadrat e tyre të zemrës, por jo në stadium. Zyrtarisht kampionati shqiptari i futbollit do të nisë më 3 qershor. Pas pezullimit prej rreth 3 muajsh të Kategorisë së më të mirave në vend, për shkak të pandemisë së koronavirusit, ministrja e Shëndetësisë Olgerta Manastirliu firmosi sot urdhrin e aktiviteteve të lejuara në këtë fazë të pandemisë, duke deklaruar se do të lejohen ndeshjet e futbollit pa tifozë.

Sipas planit, do të luhen 10 javët e fundit brenda 2 muajve duke përfshirë dhe ndeshjet e Kupës së Shqipërisë.

Në total do të luhen 50 ndeshje nga data 3 qershor deri në 29 korrik kur është përcaktuar dita e fundit e kampionatit. Në mesjave do të luhen vetëm java e 27-të dhe ajo e fundit e 36-të ndërsa mesjavat e tjera do të plotësohen nga ndeshjet e Kupës së Shqipërisë.

Advertisement

Ky është Urdher Nr.352 iMinistrisë së Shëndetësisë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy