Fatmir Emush: Në Strugë financohen shoqatat që janë të afërta me pushtetin

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Si anëtar i komisionit për bashkepunim me shoqatat joqeveritare, organizatat jofitimprurëse dhe organizatat sportive për mandatin e ri të këshillit komunal në Strugë, e ndjej për obligim të ndaj më opinionin strugan qëndrimet e mija si dhe qëndrimin e Lëvizjes BESA sa i përket mënyrës se si është harxhuar buxheti i paraparë i komunës për fincancimin e ketij sektori civil.
Në secilin takim të komisionit, si dhe në seancat e këshillit komunal , gjithmonë kur në rend të ditës ka qënë kjo problematike , e kam potencuar nevojën për rritjen e transparencës në menyrën se si harxhohen keto para të qyterarëve.
Mosrespektimi i kritereve per financimin e projekteve te caktuara, si dhe mosdhënia e një raporti se si jane harxhuar paratë , lë hapësirë për të dyshuar se shpesh keto mjete janë përdorur për qëllime elektorale, dhe në dëm të interesit tonë të perbashkët.
Eshte e patolerueshme që organizata të cilat janë ndër më të vjetrat në qytet, rezultatet e punës së të cilëve i vërejme çdo ditë ne si qytetarë, te mbesin jashtë përfshirjes dhe pa përkrahje finansiare nga ana e buxhetit të komunës.
Ndersa nga ana tjetër të finansohen subjekte të cilat qëndrojnë vetëm në letër , pa asnje aktivitet, por perfitojne vetëm dhe vetëm sepse kanë qëndrime të afërta me partitë në pushtet.
Nese flasim për sektor civil, joqeveritar dhe jofitimprurës, të gjithë duhet të kontribojme që ai sektor ashtu dhe të mbetet në shërbim të qytetarit , dhe jo në shërbim të pushtetit komunal.
Përndryshe e humb kuptimin e të qënit të joqeveritar!
JO, edhe në këtë mandat!
Fatmir Emush-këshilltar komunal në Strugë

Fatmir Emush: Në Strugë financohen shoqatat që janë të afërta me pushtetin shkruan Struga Ekspres.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy