Ja kush është Vedran Kjoshevski, portieri i ri i F.C. Struga

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ja kush është Vedran Kjoshevski, portieri i ri i F.C. Struga

KUSH ËSHTË VEDRAN KJOSHEVSKI, PORTIERI I RI I F.C. Struga

#VedranKjoshevski është përforcimi më i ri i F.C. Struga. Bëhet fjalë për një portier 27-vjeçar, i lindur në #Veles të Maqedonisë, por që si i vogël bashkë me familje kishte emigruar në #Bosnje e Hercegovinë. Ai te skuadra jonë vjen si agjent i lirë.
Ja kush është Vedran Kjoshevski, portieri i ri i F.C. Struga Marrëveshja me të është dy vjeçare ✍, ndërsa i njëjti pritet të jetë një zëvendësim adekuat për Davor Taleskin.
#Kjoshevski vitin e kaluar nuk luajti asnjë ndeshje me fanellën e #VelezhMostar, pasi këta të fundit e kishin suspenduar për shkak se i njëjti nuk kishte pranuar të vazhdonte kontratën.
Në futbollin boshnjak përveç me ekipin e #Velezh Mostar, #Kjoshevski kishte luajtur edhe me ekipin e #Zheljezniçar, me të cilën skuadër kishte luajtur edhe në Europë.
27-vjeçari #Kjoshevski ka një #CV të pasur, pasi i njëjti numëron plotë #135 ndeshje gjatë karrierës së tij, #8 prej të cilëve në kupat europiane.
Ai që të gjitha 8 ndeshjet europiane i kishte zhvilluar me #Zheljezniçar në kuadër të #LigaEuropa, ku në #3 ndeshje kishte arritur që të mbajë portën e tij të paprekur.
Ndryshe në #Superligën boshnjake, #Kjoshevski numëron plotë #104 ndeshje, ndërsa edhe #23 ndeshje të tjera numëron në kuadër të #Kupës së Bosnje e Hercegovinës.
Në këto #127 ndeshje, #Kjoshevski portën e tij e kishte mbajtur të paprekur në plotë #56 ndeshje.
Vërtetë statistika mjaft të mira për një portier, i cili kishte qenë edhe pjesë zinxhir e kombëtareve të #Bosnje e Hercegovinës, duke filluar nga U17, U19, U21, për të arritur edhe deri te ekipi i parë, por që nuk kishte mundur të debutojë në një ndeshje zyrtare.
#forcastrugatrimlum 💪💪💪
#Welcome Ja kush është Vedran Kjoshevski, portieri i ri i F.C. Struga
#VedranKjoshevski 🔴⚪

Ja kush është Vedran Kjoshevski, portieri i ri i F.C. Struga shkruan Struga Ekspres.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy