Lëndohen 5 policë nē Strugë, huliganët e Ohrit dëmtojnë stadiumin

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Me datë 08.04.2023 rreth orës 17:00 në Strugë, pas përfundimit të ndeshjes futbollistike ndërmjet ekipeve të Karaormanit nga Struga dhe Ohri, në kuadër të Ligës së Dytë të Futbollit, është bërë prishja e rendit dhe qetësisë publike nga më shumë persona nga grupi i tifozëve nga Ohri, gjatë të cilit është dëmtuar një pjesë e inventarit të stadiumit. Ndërkohë gjatë marrjes së masave janë lënduar pesë oficerë policie të stacionit policor të Strugës. Pas dokumentimit të plotë dhe zbardhjes së rastit, Njësia për Punë të Brendshme Strugë do të ngrejë paditë e duhura. SPB Ohër, Zëdhënëse Merlina Islami

Lëndohen 5 policë nē Strugë, huliganët e Ohrit dëmtojnë stadiumin shkruan Struga Ekspres.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy