Salim Sulejmani: Nata e Madhe e Beratit, një Natë e bekuar

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Vëllezër dhe motra të respektuara, para nesh është nata e bekuar e Beratit e cila sipas kalendarit të Bashkësisë Fetare Islame këtë vit është më 17 mars 2022.
Netët e bekuara janë inkurajim shtesë që besimtarët kërkesat dhe dëshirat t’ia dorëzojnë Zotit të Madhërishëm. Dhe, pikërisht, nata e pesëmbëdhjetë e muajit Shaban është një nga këto puhiza hyjnore ku besimtarët i afrohen Allahut dhe kërkojnë nga Ai që ti fal dhe pastrojë nga mëkatet si dhe t’ua plotësojë kërkesat e tyre.
Fjala berat nga gjuha arabe do të thotë: Lirim,, pastrim, pra në këtë natë Allahu i Madhërishëm liron dhe pastron shumë besimtarë nga mëkatet.
I Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë: ““Kjo natë është nata e 15-të e muajit Sha’ban. Në këtë natë All-llahu i shpëton njerëzit nga Xhehennemi sa numri i qimeve të deleve të fisit Beni Kelb, por nuk i shikon fytyrat e atyre të cilët i bëjnë shirk Atij, të atyre që bëjnë urrejtje dhe armiqësi ndaj muslimanëve, të atyre që i shkëpusin lidhjet me të afërmit, të atyre që mburren dhe janë mendjemëdhenj, të atyre që nuk i respektojnë prindërit, dhe, të atyre që vazhdimisht pijnë alkool.” (Buhariu, Tirmidhiu).
Nata e beratit shënohet edhe si nata ku engjëjt fillojnë të shkruajnë fatin e njerëzve për vitin në vijim.
Nata e Beratit është para nesh dhe na lajmërojnë ardhjen e shpejtë të muajit të bekuar të Ramazanit, andaj ta kalojmë në namaz, agjërim nafile dhe lexim të Kuranit. Dashtë Zoti të përfitojmë mëshirën e Allahut dhe faljen e tij.

Salim Sulejmani-Myfti i Strugës

Salim Sulejmani: Nata e Madhe e Beratit, një Natë e bekuar shkruan Struga Ekspres.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy