Departamenti i Drejtësisë akuzon Facebook për diskriminim ndaj punëtorëve amerikanë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Departamenti i Drejtësisë akuzon Facebook për diskriminim ndaj punëtorëve amerikanë

Departamenti Amerikan i Drejtësisë akuzoi Facebook-un për diskriminim ndaj punëtorëve amerikanë, duke thënë në një proces të ri gjyqësor se gjigandi i mediave sociale ka preferuar punësimin e  punëtorëve të përkohshëm, duke përfshirë ata që mbajnë viza H-1B.

Ai tha që Facebook kishte “refuzuar” të rekrutonte, konsideronte ose punësonte punëtorë të kualifikuar amerikanë për më shumë se 2,600 vende pune, që në shumë raste paguheshin me një pagë mesatare prej 156,000 dollarësh në vit.

Sipas Departamenti të Drejtësisë, Facebook plotësoi vendet e punës duke përdorur mbajtës të përkohshëm të vizave, si ata me viza H-1B, të cilat përdoren shpesh nga sektori i teknologjisë për të sjellë punëtorë të huaj shumë të aftë në Shtetet e Bashkuara.

Por kritikët thonë se ligjet që rregullojnë këto viza janë të butë dhe e bëjnë shumë të lehtë zëvendësimin e punëtorëve amerikanë me fuqi punëtore më të lirë dhe të huaj.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy