“Facebook” largohet nga parajsa fiskale irlandeze

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Facebook është gati t’i thotë lamtumirë parajsës fiskale irlandeze dhe të paguajë më shumë taksa në shumicën e vendeve ku operon.

Gjiganti i Mark Zuckerberg po mbyll tre zotërime në Irlandë, ku ka kanalizuar miliarda fitime, për të përfituar nga një regjim i subvencionuar, duke iu shmangur kështu një taksimi më të rëndë në SHBA dhe në pjesën tjetër të botës.

“Masa pasqyron ndryshimet e fundit dhe të afërta në legjislacionin tatimor, që qeveritë po zbatojnë në shtete të ndryshme”, shpjegoi kompania.

Kompanitë irlandeze janë përdorur për mbajtjen e pronës intelektuale të Facebook për shitje ndërkombëtare dhe për të mbledhur pagesa nga kompani të tjera të kompanisë në të gjithë botën.

Advertisement

Sipas “Times” dhe “The Guardian”, filiali kryesor irlandez i “Facebook” ka paguar vetëm 101 milionë dollarë taksa për fitimet prej 15 miliardë më 2018.

“Facebook International Holdings I Unlimited Company” postoi të ardhura prej 30 miliardë dollarësh në 2018, më shumë se gjysma e të ardhurave të përgjithshme globale të “Facebook” prej 56 miliardë dollarësh.

Vendimi për të mbyllur divizionet irlandeze dhe për të sjellë pronën intelektuale sërish në SHBA erdhi pasi Shërbimi i Brendshëm i të Ardhurave, agjencia qeveritare e SHBA-së përgjegjëse për mbledhjen e taksave, vendosi ta çojë “Facebook”-un në gjykatë me argumentin se rrjeti social duhet të paguajë më shumë se 9 miliardë dollarë në lidhje me transferimin e fitimeve të saj në Irlandë, në vitin 2010.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy