Frika nga inteligjenca artificiale, çfarë po bëjnë qeveritë në përpjekje për ta rregulluar?

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zhvillimi i shpejtë i inteligjencës artificiale i ka entuziazmuar qeveritë në mbarë botën, po aq sa edhe i ka frikësuar. Deri në çfarë pike mund të arrijë inteligjenca artificiale? Në këto momente askush nuk e di. Madje as ata që po kontribuojnë në zhvillimin e saj. Ajo që dihet është se inteligjenca artificiale ofron mundësinë për ta transformuar tërësisht botën në të cilën jetojmë.

Por përparimet e shpejta në inteligjencën artificiale, siç është ChatGPT i OpenAI i mbështetur nga Microsoft, po ndërlikojnë përpjekjet e qeverive për të rënë dakord për ligjet që rregullojnë përdorimin e teknologjisë.

Vendet e ndryshme në botë, por edhe organizatat ndërkombëtare po bëjnë përpjekjet e tyre për të kontrolluar përdorimin apo edhe avancimin e AI, në mënyrë që të mos i kthehet në boomerang njerëzimit.

Australia është në fazën e kërkimit të të dhënave mbi rregulloret. Qeveria po konsultohet me organin kryesor këshillues shkencor të Australisë dhe po shqyrton hapat e ardhshëm, tha një zëdhënës i ministrit të industrisë dhe shkencës në prill.

Advertisement

Kina nga ana tjetër ka implementuar rregullore të përkohshme. Qeveria ka lëshuar një sërë masash të përkohshme që kanë hyrë në fuqi nga 15 gushti 2023 për të menaxhuar industrinë gjeneruese të AI, duke kërkuar nga ofruesit e shërbimeve të paraqesin vlerësime sigurie dhe të marrin leje përpara se të lëshojnë produkte të AI në treg.

Pas miratimeve të qeverisë, katër firma kineze të teknologjisë, duke përfshirë Baidu Inc dhe SenseTime Group, lançuan chatbot-et e tyre të AI për publikun më 31 gusht.

Bashkimi Europian i ka përqëndruar përpjekjet në planifikimin dhe hartimin e rregulloreve sa më efektive. Ligjvënësit e BE ranë dakord në qershor për ndryshimet në një draft të Aktit Europian të Inteligjencës Artificiale. Ligjvënësit tani do të duhet të vendosin për detajet me vendet e BE-së përpara se projekt-rregullat të bëhen legjislacion.

Çështja më e madhe pritet të jetë njohja e fytyrës dhe mbikëqyrja biometrike ku disa ligjvënës duan një ndalim total, ndërsa vendet e BE-së duan një përjashtim për qëllime të sigurisë kombëtare, mbrojtje ushtarake.

Advertisement

Franca më konkretisht është në fazën e hetimit të shkeljeve të mundshme. Mbikëqyrësi francez i privatësisë tha në prill se po hetonte disa ankesa në lidhje me ChatGPT, pasi chatboti u ndalua përkohësisht në Itali për një shkelje të dyshuar të rregullave të privatësisë.

Asambleja Kombëtare e Francës miratoi në mars përdorimin e mbikëqyrjes video të AI gjatë Lojërave Olimpike të Parisit 2024, duke mos marrë parasysh paralajmërimet nga grupet e të drejtave civile.

Italia gjithashtu po heton shkeljet e mundshme. Autoriteti i mbrojtjes së të dhënave të Italisë planifikon të rishikojë platforma të tjera të inteligjencës artificiale dhe të punësojë ekspertë të AI.

ChatGPT u bë sërish i disponueshëm për përdoruesit në Itali në prill, pasi u ndalua përkohësisht për shqetësime nga autoriteti kombëtar i mbrojtjes së të dhënave në mars.

Advertisement

Japonia pret të prezantojë deri në fund të vitit 2023 rregullore që ka të ngjarë të jenë më afër qëndrimit të SHBA-së, sesa rregulloreve të rrepta të planifikuara në BE, pasi shikon teknologjinë si një mënyrë për të nxitur rritjen ekonomike dhe për ta bërë atë Japoninë lider në çipat e avancuar.

Izraeli ka punuar mbi rregulloret e AI “për rreth 18 muajt e fundit” për të arritur ekuilibrin e duhur midis inovacionit dhe ruajtjes së të drejtave të njeriut dhe mbrojtjeve qytetare, tha në qershor Ziv Katzir, drejtor i planifikimit kombëtar të AI në Autoritetin e Inovacionit të Izraelit.

Izraeli publikoi një draft politikash prej 115 faqesh të AI në tetor të vitit të kaluar dhe po konsideron reagimet e publikut përpara një vendimi përfundimtar.

Advertisement
View this post on Instagram

A post shared by A2 CNN Affiliate (@a2cnn)

Rregullatori i konkurrencës në Britani tha në maj se do të fillojë të shqyrtojë ndikimin e AI mbi konsumatorët, bizneset dhe ekonominë dhe nëse nevojiten kontrolle të reja.

Në SHBA, gjykatësi i qarkut të Uashington DC Beryl Howell vendosi më 21 gusht se një vepër arti e krijuar nga AI pa asnjë kontribut njerëzor nuk mund të mbrohet nga e drejta e autorit sipas ligjit amerikan, duke konfirmuar refuzimin nga Zyra e të Drejtave të Autorit të një aplikacioni të paraqitur nga shkencëtari kompjuterik Stephen Thaler në emër të sistemit të tij DABUS.

Advertisement

Komisioni Federal i Tregtisë në SHBA hapi në korrik një hetim të gjerë ndaj OpenAI me pretendimet se ka shkelur ligjet për mbrojtjen e konsumatorit duke vënë në rrezik reputacionin dhe të dhënat personale.

Inteligjenca artificiale gjeneruese ngre shqetësime për konkurrencën dhe është në fokus të Byrosë së Teknologjisë së Komisionit Federal të Tregtisë, së bashku me Zyrën e saj të Teknologjisë, tha agjencia në një postim në blogun zyrtar në qershor.

Udhëheqësit e vendeve të G7 që u takuan në Hiroshima, Japoni, pranuan në maj 2023 nevojën për kontroll ndaj AI dhe teknologjive gjithëpërfshirëse dhe ranë dakord që ministrat të diskutojnë teknologjinë si “procesi i AI Hiroshima” dhe të raportojnë rezultatet deri në fund të 2023.

Vendet e G7 duhet të miratojnë rregullore “bazuar në risk” për AI, thanë ministrat për digjitalizimin, pas një takimi në prill.

Advertisement

Këshilli i Sigurimit i OKB-së mbajti diskutimin e tij të parë zyrtar mbi AI në Nju Jork në korrik 2023. Këshilli trajtoi aplikimet ushtarake dhe joushtarake të AI, të cilat “mund të kenë pasoja shumë serioze për paqen dhe sigurinë globale”, tha Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së ka njoftuar gjithashtu planet për të filluar punën deri në fund të vitit në një organ këshillues të nivelit të lartë të AI për të rishikuar rregullisht marrëveshjet e kontrollimit së AI dhe për të ofruar rekomandime.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy