Gjumi i mirë dhe i thellë ul rrezikun për të vuajtur nga demenca

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Gjumi i mirë dhe i thellë ul rrezikun për të vuajtur nga demenca

Nëse bëni një gjumë të mirë gjatë natës, rreziqet që tek ju të shfaqet demenca në vitet e mëvonshme të jetës janë më të pakta. Ky është zbulimi më i fundit i shkencëtarëve.

Sipas tyre, gjumi mund të përdoret si një “top kristali” për të parashikuar nëse njerëzit do të vuajnë apo jo nga sëmundja Alzheimer në të ardhmen. Një gjumë i thellë dhe i mirë u zbulua se vononte më së miri shfaqjen e demencës sepse ngadalëson ndërtimin e një pllake toksike në tru.

Advertisement

Bashkë-autori i studimit, Matthew Walker tha: “Ne gjetëm se gjumi që po bëni tani është pothuajse si një “top kristali” që ju tregon se kur dhe sa shpejt do të zhvillohet patologjia e Alzheimerit në trurin tuaj. Truri lahet vetë gjatë gjumit të thellë dhe kështu mund të ketë një shans për të kthyer orën pas dhe për të përmirësuar gjumin që bëjmë. Jemi ende në kohë.”

Studimi në Kaliforni shqyrtoi cilësinë e gjumit të 32 të rriturve të shëndetshëm në moshat 60, 70 dhe 80 vjeç.

Advertisement

Secili pjesëmarrës kaloi tetë orë duke fjetur ndërsa testet regjistruan valët e trurit, rrahjet e zemrës, nivelet e oksigjenit në gjak dhe rritjen e pllakave toksike.

Pjesëmarrësit të cilët përjetuan gjumë të “shkëputur”, pra jo të thellë, kishim më shumë pllaka toksike gjatë studimit. Bashkëautori Joseph Winer deklaroi se kjo është një mundësi që në vend të presësh nëse dikush do të vuajë nga demenca apo jo, të vlerësohet si ndikon cilësia e gjumit aty.

Advertisement

Gjumi i mirë dhe i thellë ul rrezikun për të vuajtur nga demenca shkruan Vizion Plus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy