Google e Facebook do të paguajnë për lajme në Australi

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Australia do të nxjerrë ligje që do t’i detyrojnë gjigantët Google e Facebook të paguajnë për gazetari. Sekretari i Thesarit, Josh Fridenberg, ka thënë se legjislacioni do të dorëzohet të mërkurën në Kuvend me qëllim që të hartohet Kodi mediatik nga një komision parlamentar, para se të shqyrtohet dhe votohet nga deputetët. Ai e ka prezantuar legjislacionin e ri si reformë të madhe.

Australia do të bëhet vendi i parë në botë që merret me rregullimin ligjor të kësaj fushe. Ministri Firdenberg ka thënë se bota do të vrojtojë qasjen australiane për detyrimet financiare të gjigantëve teknologjikë. Propozimet që do t’u dorëzohen parlamentarëve ndryshojnë nga draft-propozimet që u publikuan në korrik pas konsultimeve me platformat e mediave sociale, por edhe me organizatat mediatike australiane.

Qeveria kishte planifikuar fillimisht të përjashtonte mediat në pronësi publike prej kompensimit nga gjigantët e teknologjisë për raportimin e tyre gazetaresk.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy