IBM: Po sulmohen kompanitë e shpërndarjes së vaksinave

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kompania IBM ka ngritur alarmin, pasi hakerët kanë nisur sulmet ndaj kompanive kryesore të shpërndarjes së vaksinave kundër COVID-19.

Kjo është një shenjë se ata kanë kthyer vëmendjen kah puna e ndërlikuar logjistike, në kohën kur bota po përgatitet për vaksinimin më të madh të popullsisë në historinë e njerëzimit.

Kompania e teknologjisë informative ka bërë të ditur në një postim se ka zbuluar “një fushatë botërore të hakimit”, të përqendruar kundër organizatave të lidhura me procesin e “zinxhirit të ftohjes”, duke iu referuar domosdoshmërisë së vaksinës për t’u ruajtur në temperatura jashtëzakonisht të ulëta gjatë transportimit.

Edhe agjencia amerikane e sigurisë kibernetike dhe e sigurisë infrastrukturore ka paralajmëruar se duhet të ketë masa shtesë gjatë procesit të bartjes dhe ruajtjes së vaksinave.

Advertisement

Vaksina e aprovuar nga Britania e Madhe, e kompanive “Pfizer” dhe “BioNTech”, duhet të ruhet në temperaturë minus 70 gradë Celsius. IBM-ja ka raportuar për detektim të sulmeve të hakerëve me njohuri e shkathtësi të avancuara.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy