Imuniteti kundër koronavirusit mund të zgjasë vetëm disa muaj pas infektimit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Imuniteti kundër koronavirusit mund të zgjasë vetëm disa muaj pas infektimit

Imuniteti kundër koronavirusit mund të zgjasë vetëm disa muaj pasi një studim zbuloi një rënie të antitrupave mbrojtës.

 

Kërkimet nga “Imperial College London” vlerësuan se vetëm 4.4% e të rriturve kishin një formë të imunitetit kundër COVID-19 në shtator, kur rastet filluan të rriten përsëri. Kurse në periudhën mes 20 qershorit dhe 13 korrikut 6% kishin ende imunitet.

 

Advertisement

Ndërsa nga fundi i korrikut, deri në fund të gushtit imuniteti ishte në rënie, 4.8%. Sipas studimit, numri i njerëzve që kishin krijuar antitrupa ra me 26.5% gjatë tre muajve të fundit. Në studim u përfshinë më shumë se 365,000 të rritur. Përgjigjet e antitrupave gjithashtu duket se ndryshojnë me kalimin e kohës në varësi të moshës dhe simptomave të një personi.

 

Studimi sugjeroi që njerëzit që nuk shfaqën simptoma Covid-19 ka të ngjarë të humbin antitrupa më shpejt sesa ata që kishin shenja të sëmundjes.

 

Advertisement

Gjetjet gjithashtu tregojnë se humbja e antitrupave ishte më e ngadaltë në moshat 18 deri 24 vjeç krahasuar me ata të moshës 75 vjeç e lart.

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy