Jo vetëm motorë. Harley Davidson hedh në treg biçikletën elektrike

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Jo vetëm motorë. Harley Davidson hedh në treg biçikletën elektrike

Jemi mësuar ta identifikojmë si prodhuesin më të famshëm të motorëve, por Harley Davidson duket se ka vendosur t’i përshtatet kohës.

Ditët e fundit, gjiganti i motorëve ka prezantuar biçikletën e tij të parë elektrike, shumë efikase për përdorim në rrugët e qyteteve që tashmë ngushtohen nga dita në ditë.

Me një çmim që varion nga 3399 dollarë deri në 4999 dollarë biçikletat e Serisë 1 vijnë në dy modele “The Mosh” dhe “The Rush”.

Biçikletat mund të arrijnë deri në 45 km në orë në varësi të modelit dhe kanë 4 madhësi të ndryshme.

Advertisement

Një karikim i plotë i Serial 1 mund të kërkojë 6.5 orë dhe më të mund të udhëtosh për më shumë se 130 km.

Tashmë, klientët kanë nisur t’i porosisin këto biçikleta që pritet të jenë në rrugët e SHBA dhe Gjermanisë në pranverën e vitit 2021.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy