Meta dhe Twitter po shkurtojnë stafin, TikTok planifikon të shtojë punonjësit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kompanitë e platformave sociale, Meta dhe Twitter, po shkurtojnë gjithnjë e më shumë vendet e punës. Por ndryshe nga to, TikTok po planifikon të shtojë stafin, me të paktën 4000 punonjës.

Në zyrat në Mountain View, Kaliforni, pritet të punësohen të paktën 1000 inxhinierë. Ky objektiv lidhet me qëllimin e kompanisë për të siguruar që të dhënat e përdoruesve amerikanë, të mbikëqyren nga një ekip me bazë në Shtetet e Bashkuara, për shkak të lidhjeve të kompanisë mëmë, ByteDance, me Kinën.

Shefi ekzekutiv i TikTok, Shou Zi Chew, u pyet javën e kaluar në Forumin e Ekonomisë në Singapor, lidhur me pushimet nga puna që po bëjnë kompanitë e tjera. Ai konfirmoi se TikTok, jo vetëm që nuk kishte në plan të reduktonte personelin, por ishte ende duke rekrutuar punonjës të rinj.

Javët e fundit, Meta tha se po shkurtonte 11.000 vende pune në të gjithë kompaninë. Twitter me pronarin e ri Elon Musk, largoi rreth gjysmën e stafit të tij, ndërsa Amazon konfirmoi se kishte filluar me pushimet nga puna. Drejtuesit aktualë dhe ish-udhëheqësit e këtyre kompanive janë shprehur se ato u zgjeruan shumë shpejt, veçanërisht gjatë pandemisë pasi konsumatorët e zhvendosën jetën e tyre në internet, por tani gjithçka po ndryshon.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy