Nëse qëndroni shumë ulur, rrezikoheni të vdisni në moshë të re

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Nëse qëndroni shumë ulur, rrezikoheni të vdisni në moshë të re

Nëse qëndroni ulur për më shumë se shtatë orë e gjysmë në ditë, jeni më të rrezikuar të vdisni në një moshë të re.

Sipas një studimi, qëndrimi në karrige gjatë ditës së punës dhe në divan në mbrëmje lidhet me një mori problemesh shëndetësore.

Advertisement

Gjasat e vdekjes së hershme rriten gradualisht kur kalojmë 7.5 deri në 9 orë në ditë ulur, zbuluan studiuesit.

Kërcënimi rritet më shumë kur kalojmë më shumë se 9 orë në ditë të ulur.

Advertisement

Ekspertët treguan se ata që kalojnë 12 orë në ditë ulur kanë gati trefishin e mundësisë për të vdekur në moshë të re, në krahasim me ata që rrinë ulur për 7.5 orë në ditë.

Ekspertët në Universitetin Leicester që shqyrtuan provat nga 10 studime ndërkombëtare zbuluan se kohëzgjatja e uljes është rritur që nga bllokimi.

Advertisement

Të qëndrosh për një kohë të gjatë ulur, do të thtoë të përdorësh sa më pak një grup muskujsh.

Autorja e studimit, Dr. Charlotte Edëardson tha se njerëzit që ulen shumë kanë nevojë për 30 deri në 75 minuta ushtrime të moderuara çdo ditë për të zvogëluar dëmin e shkaktuar nga të qëndruarit ulur.

Nëse qëndroni shumë ulur, rrezikoheni të vdisni në moshë të re shkruan Vizion Plus.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy