Nvidia do ta ndërtojë një superkompjuter për të ndihmuar hulumtimet për COVID-19

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjiganti amerikan Nvidia ka thënë të hënën se do ta ndërtojë kompjuterin më të fuqishëm në Britani, që do të përdorë inteligjencën artificiale për të ndihmuar hulumtuesit në zgjidhjen e sfidave mjekësore, përfshirë edhe ato të lidhura me COVID-19, shkruan agjencia Reuters.

GSK dhe AstraZeneca, që janë të përfshira në hulumtimin për vaksinë për COVID-19, do të jenë dy kompanitë e para farmaceutike që do të shfrytëzojnë fuqinë e kësaj makine, ka thënë Nvidia.

Kompjuteri Cambridge-1, që pritet të dal online nga fundi i vitit në Cambridge.

Ky kompjuter, që do të jetë sistem Nvidia DGX SuperPOD, do të renditet i 29-i në botë prej superkompjuterëve më të fuqishëm.

Advertisement

Cambridge po ashtu ësahtë shtëpi e Armit, dizajnuesit britanik të çipave që Nvidia është pajtuar ta blejë nga SoftBanku i Japonisë për 40 miliardë dollarë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy