Poshtë pemës së Krishtlindjeve telefona me ekrane më të mëdhenj

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nën pemën e Krishtlindjes këtë vit do të jenë telefonat inteligjentë me ekrane më të mëdhenj, një prirje e destinuar, në një të ardhme të afërt, për të zhdukur telefonat më të vegjël në dyqane, sipas studiuesve të ”Strategy Analytics”, sipas të cilave pajisjet e reja me ekrane XL nga ”Apple” dhe ”Samsung” do të jenë kampionët e shitjeve të sezonit të Krishtlindjeve.

Për ekspertët, në vitin 2020, dërgesat e telefonave inteligjentë me ekran midis 6 dhe 7 inç do të tejkalojnë 900 milionë njësi.

Në Europën Perëndimore kjo lloj pajisje do të përfaqësojë 77% të totalit, ndërsa në SHBA 76%.

Nga ana tjetër, do të ketë smartfonë të vegjël, me ekrane nën 5 inç, të cilët vazhdojnë të humbin pjesën e tregut në favor të ”vëllezërve” të tyre më të mëdhenj.

Advertisement

“IPhone SE i ‘Apple’, me një ekran 4.7 inç, i ka dhënë një shtytje kësaj madhësie, por deri në vitin 2020, telefonat e kësaj madhësie do të përfaqësojnë vetëm 7% të tregut të përgjithshëm”, theksojnë analistët.

“Kategoria e telefonave inteligjentë nën 5 inç po zvogëlohet në mënyrë të vazhdueshme dhe deri në 2025 do të zhduket në mënyrë efektive”, shtuan ata/ANSA.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy