Qatar Airways, kompania ajrore më e mirë për 2021

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Qatar Airways, kompania ajrore më e mirë për 2021

AirlineRatings.com, uebsajti i famshëm i rankimit ka shpallur kompaninë “Qatar Airways” si linjën më të mirë ajrore për vitin 2021.

Kompania është vlerësuar në bazë të sigurisë gjatë fluturimit që është edhe kriteri më i rëndësishëm, për inovacionet dhe përkushtimin për udhëtarët nga mbarë bota edhe gjatë pandemisë së covid 19, operacionet e sigurisë, kërkimin e përsosmërisë dhe udhëheqjes në çështjet mjedisore.

Këta faktorë kanë bërë që “Qatar Airways” të jetë për këtë vit lider i industrisë ajrore. Çmimi i ekselencës në industrinë ajrore shpërndahet prej 100 vitesh dhe në gjykim vlerësohet siguria dhe auditet e qeverive respektove dhe janë 11 kritere bazë, së pari për t’u përfshirë në rankim, e më pas për tu vlerësuar duke nisur nga vlerësimi i pasagjerëve, ofertat e produkteve dhe mosha e flotës së avionëve.

Bashkë me vlerësimin, “Qatar Airways” ka shënuar në 1 vit e gjysmë pandemi fitime vjetore të jashtëzakonshme, përpos krizës që pushtoi industrinë me anulimin e fluturimeve për thuajse 6 muaj.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy