Samsungu lanson pajisjet e reja

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjiganti teknologjik, Samsung, ka lansuar katër pajisje të reja të mërkurën, përmes një konference virtuale për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Telefoni Galaxy Note 20 ishte në mesin e pajisjeve të lansuara. Telefoni i ri vjen në dy versione, 6.7-inç me çmim fillestar prej 999.99 dollarësh dhe 6.9-inç Note 20 Ultra me çmim fillestar 1299 dollarësh.

Telefonat vijnë në pesë versione ngjyrash dhe do të jenë në dispozicion për paraporosi duke nisur nga 6 gushti. Në shitje pajisja del më 21 gusht.

Note 20 vjen me procesorin më të shpejtë të serisë Galaxy. Ai po ashtu do të punojë edhe me rrjetin 5G.

Advertisement

Telefoni vjen edhe me lapsin digjital S-Pen, për të cilin kompania shpjegon se i ka përforcuar shpejtësinë e shkrimit dhe se është më lehtë i kontrollueshëm.

Galaxy Tab S7

Samsungu ka sjellë edhe dy pajisjet të tjera 5G, një tablet S7 11-inç dhe një tjetër S7+ 12.4-inç. Tabletët kushtojnë mes 650 dhe 850 dollarësh. Vijnë me lapsin S Pen si dhe me tastierë e mi që mund të blihen edhe ndaras.

Megjithatë, pajisjet s’do të jenë në dispozicion deri në vjeshtë.

Advertisement

Galaxy Watch3

Pajisja më e re e Samsungut është ora e mençur, Watch3, që është e fokusuar në monitorim të rrahjeve të zemrës dhe mundëson monitorimin e presionit të gjakut. Megjithatë, këto veçanti do të jenë në dispozicion vetëm për pajisjet në Kore të Jugut aktualisht.

Galaxy Watch3 do të dalë në shitje më 6 gusht dhe do të ketë katër versione, me çmim prej 399 dollarësh deri 480.

Galaxy Buds Live

Advertisement

Produktet e fundit të Samsungut të lansuara të mërkurën janë kufjet e quajtura Galaxy Buds Live.

Këto kanë zë më të fuqishëm se paraardhësi, dhe kanë tre mikorofonë të cilët mund të përzgjidhen për të heshtur zërat në sfond.

Galaxy Buds Live del në shitje më 6 gusht për 169 dollarë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy