Snapchat tani iu paguan për të postuar

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Për vite me radhë, platformat e mediave sociale kanë kopjuar haptazi disa nga tiparet më krijuese të Snapchat. Instagram dhe Facebook bënë pjesë të tyre “Stories” që zhduken pas 24 orësh, të cilat Snapchat i krijoi në 2013. Facebook dhe Instagram, gjithashtu, kopjuan Snapchat për filtrat, një tjetër tipar i saj i famshëm.

Gjërat kanë ndryshuar dhe tani besohet se Snapchat ka kopjuar një opsion të TikTok dhe e ka quajtur atë “Spotlight”. Snapchat e përshkruan Spotlight si “një platformë të re argëtimi për përmbajtjen e gjeneruar nga përdoruesit brenda Snapchat”.

Platforma do të shfaqë snapet “më argëtuese” nga komuniteti i tij i përdoruesve dhe do të personalizohet me interesat individuale të njerëzve me kalimin e kohës.

Opsioni, i cili do të nxjerrë në pah postimet e bëra virale, është një ndryshim i madh për Snapchat dhe për të pasur sa më shumë postime të tilla, Snapchat do të paguajë para për njerëzit që do t’i postojnë në Spotlight. Pritet që vetëm për këtë të shpenzojë rreth 1 milion dollarë çdo ditë.

Advertisement

Megjithatë, ky opsion ngjason shumë me atë “For You Page” të TikTok, vendi kryesor ku njerëzit shfletojnë përmbajtjen në platformë. Spotlight, ashtu si TikTok, gjithashtu, tërheq video nga yjet e mëdhenj të mediave sociale, por edhe përdoruesit me pak ndjekës.

Ashtu si në TikTok, edhe Spotlight i Snapchat i lejon përdoruesit të krijojnë ose të ngarkojnë një video, të shtojnë titra, të përdorin efekte speciale dhe të shtojnë muzikë ose tingull origjinal.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy