STUDIMI: Zirkonet zbulojnë fuqinë e vullkaneve të fjetura

Pinterest LinkedIn Tumblr +
STUDIMI: Zirkonet zbulojnë fuqinë e vullkaneve të fjetura

Zirkonet ndihmojnë në matjen e sasisë së magmës në vullkanet e fjetura, shpërthimi i të cilëve mund të ketë efekte katastrofike.

Rezultati, i botuar në revistën “Nature Communications”, i detyrohet vullkanologëve nga Universiteti zviceran i Gjenevës në bashkëpunim me Universitetin Gjerman të Heidelberg.

“Njohja e madhësisë së një rezervuari vullkanik është e rëndësishme në identifikimin e vullkaneve, që kanë më shumë të ngjarë të prodhojnë një shpërthim të fuqishëm”, vëren Gregor Weber nga Universiteti i Gjenevës.

Për të matur këtë, studiuesit krijuan një teknikë të bazuar te zirkonët, që gjenden në shkëmbinjtë vullkanikë dhe e zbatuan atë për të vlerësuar vëllimin e magmës që mund të shpërthente nga vullkani Nevado de Toluca pranë Qytetit të Meksikës.

Advertisement

“Zirkoni është një kristal i vogël, që gjendet në shkëmbinjtë e vullkaneve dhe përmban uranium dhe torium”, shpjegon  Ëeber.

“Prishja e këtyre elementeve radioaktive na lejon të datojmë kur ato kristalizohen. Për më tepër, zirkoni kristalizohet vetëm në një interval specifik të temperaturës, duke na lejuar të përcaktojmë shpejtësinë me të cilën magma ftohet nën një vullkan”, shtoi ai.

Shumica e vullkaneve aktive janë të fjetura, që do të thotë se ato nuk kanë shpërthyer për qindra apo edhe mijëra vjet.

Sidoqoftë, shpërthimet më të mëdha të 100 viteve të fundit e kanë origjinën pikërisht nga vullkanet që nuk zgjohen shpesh.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy