Surpriza nga teknologjia: Gati për shitje laptopi gjigant me 7 ekrane dhe peshë 12 kg

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Surpriza nga teknologjia: Gati për shitje laptopi gjigant me 7 ekrane dhe peshë 12 kg

Kompania ‘’Expanscape’’ ka prezantuar laptopin me emrin Aurora 7, që peshon 12 kilogramë dhe ka shtatë ekrane. Ekrani kryesor 17.3 inç 4K bashkohet me tre ekrane të tjerë me të njëjtën rezolucion.

Laptopi është krijuar për të monitoruar objekte dhe që të mos lëvizë pasi të instalohet. Expanscape në versionin përfundimtar vjen me RTX 2070, me një procesor opsional AMD Ryzen 9 3950x ose Intel i9-10900K.

Kjo shpjegon peshën prej 12 kg dhe dy bateri që mund të zgjasin rreth një orë para se të kenë nevojë për një karikues.

Ndërkohë laptopi pritet të dalë në shitje gjatë muajve të ardhshëm.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy