Të flesh me dikë që gërhet, dëmton shëndetin tuaj

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Të flesh me dikë që gërhet, dëmton shëndetin tuaj

Të jetosh me dikë që gërhet gjatë natës mund të jetë një test shumë i madh për durimin tuaj. Por gjithashtu, është gjetur që kjo mund të rezultojë e dëmshme për shëndetin tuaj.

Përveç problemeve me gjumin që ju do të keni, gërhitja e dikujt tjetër mund t’ju shkaktojë edhe probleme mendore. Ju mund të përjetoni ankth dhe depresion për shkak të partnerit tuaj.

Advertisement

Gjithashtu, ekziston mundësia të bëheni obezë. Problemet me gjumin kanë një impact shumë të madh në mundësinë e trupit tuaj për të kryer të gjitha funksionet biologjike në rregull, si për shembull forcimin e memories dhe rregullimi i metabolizmit.

Ata që nuk pushojnë mjaftueshëm, janë të predispozuar të bëjnë më shumë gabime, të mendojnë më ngadalë dhe të kenë një nivel më të ulët produktiviteti.

Advertisement

Gërhitja dëmton edhe partnerin që bën diçka të tillë. Teksa ju të bezdisur do t’i prishni gjumin me qëllim që të pushojë, ai do të ndihet i mërzitur dhe mund t’ju largojë prej vetes.

Një atmosferë negative në shtëpi mund të prodhojë stres, një sistem imunitar më të dobët për shkak të debateve.

Advertisement

Universiteti “Queens” në Kanada bëri një studim për të zbuluar efektet e gërhitjes tek dëgjimi, duke bërë pjesë të studimit katër çifte.

Ai zbuloi se zhurma nuk ndikonte në dëgjimin e atij që gërhet, por tek partneri i tij. Këta të fundit pësuan dëmtim të dëgjimit, të barabartë me dëmtimin që mund të marrim kur flemë pranë një makine industriale.

Advertisement

Zhurmat gjithashtu mund të rrisin presionin e gjakut, gjeti një studim tjetër i kryer nga “Imperial College of Science” në Londër. Studiuesit arritën në përfundimin se sa më e madhe jetë zhurma, aq më i madh është edhe rreziku për hipertenison, i cili më pas ju rrezikon nga demenca dhe sëmundjet e zemrës.

Tapat e veshit, kufjet ose qoftë edhe të flesh në një dhomë tjetër mund t’ju ndihmojnë ta zgjidhni këtë problem.

Të flesh me dikë që gërhet, dëmton shëndetin tuaj shkruan Vizion Plus.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy