Teknologjia që lidhet me trurin

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Njerëzit po investojnë më shumë kohë dhe para në teknologjinë personale, si zmadhues, orë dhe pajisje tjetra të mençura. Pandemia e COVID-19 ka shpeshtuar përdorimin e teknologjisë dhe ka rritur varësinë tonë për lidhje shoqërore, argëtim dhe përvoja të arsimimit. Teksa kalojmë më shumë kohë në shtëpi, shumë prej nesh po e përdorin teknologjinë për të gjallëruar realitetin tonë. Pajisjet, siç janë: kufjet, orët, unazat dhe byzylykët, kanë të dhëna dhe informacione për jetën tonë. Kur kjo teknologji po bëhet edhe më e zakonshme në jetët tona, ka edhe një lidhje edhe më intime që ka dalë në horizonte: lidhja tru-kompjuter.

Teknologjia BCI

Teknologjia e njohur si BCI mund të lidhet me trurin e njeriut qoftë në brendësi ashtu edhe jashtë tij. Mund të lexojë aktivitetin e trurit dhe këtë aktivitet e kthen në informacion. Mund edhe ta kthejë këtë informacion prapa te truri. BCI-ja ka potencial që inteligjencën e njeriut ta kthejë në nivele të supernjeriut. Kjo është e mirë për teknologët dhe interpretuesit, por ka një pyetje për këtë: A jemi gati ne, bizneset dhe sistemet tona teknologjike që të përqafojnë këtë ndryshim?

BCI-ja ndahet në dy kategori: pushtuese dhe jopushtuese. Pushtuese është kur vendoset brenda trurit dhe lidh elektrodat e vogla me neuronet me qëllim që të matë aktivitetin e tij. Një lidhje e tij ka nevojë për ndërhyrje kirurgjike. Doktorët shpojnë kafkën për të vendosur pajisjen. Robotët me saktësi të lartë duhet të lidhin elektrodat mikroskopike me neuronet. BCI-ja pushtuese regjistron më mirë të dhënat dhe mund të vendoset në pjesë të ndryshme të trurit. Kjo teknologji ka pasur efekte në trajtimin e lëndimeve të shpinës, kontrollimin e protezave të gjymtyrëve dhe trajtimin e depresionit. BCI-ja jopushtuese nuk ka nevojë për ndërhyrje kirurgjike, por varet nga sinjalet e zhurmshme që vijnë nga elektroencefalogrami (EEG) dhe pajisjet me rreze ultravioletë të vendosura në kokë. Inteligjenca artificiale përdoret për të izoluar sinjalet e trurit të cilat mund t’i kapë pajisja BCI.

Advertisement

Teknologjia ka krijuar përparësi në fushën e mjekësisë dhe është financuar nga Departamenti amerikan i Mbrojtjes përmes projektit DARPA. Ky projekt funksionon përmes BCI-së që synon të ndihmojë shërimin e pavarur të trupit dhe të rikuperojë trupin nga lëndimet.

Shumë kompani janë duke punuar për të matur aktivitetin e trurit për shumë përdorime, që prej lojërave e deri te reduktimi i stresit. Madje edhe Facebooku ka nisur zhvillimin e një implanti BCI që mund të lexojë aktivitetin e trurit dhe ta deshifrojë në bazë të fjalëve.

Së fundmi ka shumë zhurmë rreth “Neuralink” kompani BCI e Elon Muskut. “Neuralink” demonstroi vendosjen e një pajisjeje që lexon dhe shkruan informacione në trurin e derrit. Shumë neurologë nuk ua kanë zënë për të madhe pretendimet e kompanisë kur bëhej fjalë për avancimin e neuroshkencës. Derisa teknologjia e elektrodave është shfaqur më e avancuar, ka pasur shumë diskutime për mënyrën se si kompania duhet të sqarojë aktivitetin e trurit. Një prej qëllimeve kryesore të demonstrimit ishte që të joshte talente në Neuralink dhe të rriste interesin e BCI-së në neurologjinë e avancuar. Musk ka premtuar se “Neuralink” do të nisë me testimet te njerëzit deri në fund të vitit 2020. Qëllimi kryesor ishte shërimi i njerëzve që kanë çrregullime neurologjike.

Evoluimi i BCI-së

Advertisement

Në një të ardhme të largët, nëse BCI-ja është e suksesshme në leximin dhe shkrimin e informacioneve te truri dhe nëse njerëzit i përshtaten teknologjisë, do të mund të përjetojmë gjëra të mrekullueshme. Mendojeni sikur keni një bisedë telepatike me të dashurit tanë, qasje të menjëhershme në fuqinë kompjuterike dhe përsëritja e kujtimeve e ëndrrave tona. Këto skena po frymëzojnë në punën e hulumtuesve, teknologëve dhe futuristëve. Në librin e saj “Artificial You”, hulumtuesja dhe futuristja Susan Schneider e mendon një “qendër të dizajnit të mendjes”

“ ‘Hive Mind’ është një çip i trurit që lejon të përjetohen mendimet më të thella për më të dashurit. ‘Zen Garden’ është mikroçip në nivelet e larta të meditimit. ‘Human Calculator’ jep aftësitë më të larta matematikore. Çfarë do të zgjidhnit? Përqendrim më të madh? Aftësi muzikore si të Mozartit?

Në episodin e fundit të “The Artificial Podcast”, futuristi dhe teknologu Brian Rommele e përshkroi vizionin e tij për “The Inteligence Amplifier”.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy