Tre shkencëtarë ndajnë Çmimin Nobel për Kimi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tre shkencëtarë ndajnë Çmimin Nobel për Kimi

Çmimi Nobel për Kimi u është ndarë dy amerikanëve, Carolyn Bertozzi dhe Barry Sharpless, si dhe danezit, Morten Meldal, për krijimin e një forme më funksionale të kimisë.

Sipas jurisë, ata janë nderuar për zbulimin e reaksioneve që u mundësojnë molekulave të krijojnë komponimet e dëshiruara.

Kjo mënyrë studimi besohet se ofron më shumë njohuri për qelizën.

Ky është çmimi i dytë Nobel për 81-vjeçarin, Sharpless, i cili është nderuar me këtë çmim edhe më 2001.

Advertisement

Java e ndarjes së Çmimeve Nobel ka nisur më 3 tetor me çmimin për mjekësi.

Në ditët në vazhdim do të ndahen çmimet Nobel për Paqe, Letërsi, Kimi dhe Ekonomi.

Ceremonia zyrtare e ndarjes së çmimeve mbahet më 10 dhjetor, për të shënuar përvjetorin e vdekjes së Alfred Nobelit (1833-1896).

Ai njihet për shpikjen e dinamitit./R.E.L

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy