UNDP dhe UNV mbështesin Kuvendin e Kosovës me mjete dixhitale për mbajtjen e takimeve virtuale

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pandemia COVID-19 ka sjellë një valë të re të transformimit dixhital, duke rritur nevojën për transferim të shpejtë në teknologjitë dixhitale. Institucionet në mbarë botën vazhdimisht po u drejtohen zgjidhjeve dixhitale për punën dhe operacionet e përditshme. Distancimi fizik si një nga masat parandaluese për përhapjen e pandemisë, së bashku me kapacitetin e kufizuar teknik po sfidojnë aftësinë e institucioneve për të kryer plotësisht detyrat dhe përgjegjësitë e tyre.

Edhe institucionet e Kosovës u janë drejtuar teknologjive dixhitale në mënyrë që të provojnë të kontrollojnë përhapjen e virusit. Përkundër pandemisë, Kuvendi i Kosovës duhet të vazhdojë të ushtrojë mandatin e tij legjislativ edhe pse në rrethana shumë të vështira.

Pikërisht për këtë arsye Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe Zyra e Vullnetarëve të Kombeve të Bashkuara (UNV) kontribuan në forcimin e infrastrukturës dixhitale të Kuvendit të Kosovës duke dhuruar pajisje për video-konferenca (licencën e Zoom dhe CISCO Webex). Mbështetja me këto mjete do të mundësohen takime dhe iniciativa të tjera virtuale, në mënyrë që Kuvendi i Kosovës të vijojë funksionet administrative dhe të vazhdojë t’i mbajë të informuar qytetarët.

Znj. Maria Suokko, përfaqësuese e përhershme e UNDP-së, vuri në dukje rëndësinë e teknologjisë dixhitale në kohë të pandemisë: “Transformimi dixhital ka kaluar nga të qenit një opsion në një prioritet. Shpresojmë që dhurimi i këtyre mjeteve dixhitale të ndihmojë Kuvendin e Kosovës në këtë rrugëtim dixhital dhe të forcojë kapacitetet e tij”.

Advertisement

Znj. Arberie Nagevci, nënkryetare e Kuvendit të Kosovës, në fjalën e saj falënderoi UNDP-në dhe UNV-enë për mbështetjen e tyre gjatë pandemisë duke theksuar se: “Mjetet dixhitale do të kenë një rëndësi të madhe në forcimin e infrastrukturës dixhitale të Kuvendit dhe do të na mundësojë të mbajmë takime virtuale përfshirë takimet e presidencës, sfida me të cilat jemi përballur që nga fillimi i pandemisë”.

Ky kontribut u financua nga “The UN COVID-19 Response and Recovery Multi-Partner Trust Fund (COVID-19 MPTF)”, i lansuar nga sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, për të ndihmuar në tejkalimin e krizës shëndetësore dhe zhvillimore të shkaktuara nga pandemia COVID-19.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy