PD: “Guacka” për 430 milionë euro, kompanitë që morën miliona, nuk kishin asnjë ekspertizë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
PD: “Guacka” për 430 milionë euro, kompanitë që morën miliona, nuk kishin asnjë ekspertizë

Partia Demokratike denoncoi sot kater kompani qe sipas saj moren qindra milione euro per inceneratoret, pa patur asnje ekspertize.

 

Sipas opozites, keto firma-guacke u krijuan vetem per te fshehur gjurmet e parave.

 

Advertisement

 

1.Të katër kompanitë

 Ø  Integrated Energy

Ø  Geogenix

Advertisement

Ø  Almares Management

Ø  Residence Corporate Services

 Janë guaca pa staf dhe pa asnjë eksperiencë pune me mbetjet, por të krijuara veç për të fshehur gjurmët e lëvizjeve të parave publike.

Kompania Geogenix (ish Integrated Energy) – me zero staf dhe 50 mijë euro dhuratë bujare të Klodian Zotos, është kompania bazë me të cilën po veprojnë Zoto –Mërtiri – Gugallja, por edhe sekserë të tjerë të qeverisë si studio Tashko – Pustina. Kompania, apo me saktë GUACA “Geogenix”, kontrollohet nga “Almares Management”, pra GUACA NËNË, një kompani me zero staf dhe vetëm18 mijë euro buxhet. Pronare e “Almares Management” është GUACA GJYSHE që quhet “Residence Corporate Services”, që gjithashtu ka vetëm 18 mijë euro dhe vetëm 2 punonjës/drejtorë për firmat, nga të cilat njëri ështe ai që firmos me Zoton ose Garganellin sipas rastit, e tjetra është pronarja A. Jangildina e lindur në Bashkimin e Republikave Socialiste Sovjetike.

Advertisement

PRA, asnjë shqiptar, madje as SPAK nuk e di se ku po shkojnë miliona euro që Edi Rama ia transferon në mënyrë bujare atje në drejtimin e paditur Zotos dhe Gugalles që janë me urdhër arresti ndërkombëtar, POR këtë e di shtetasja nga ish – Bashkimi Sovjetik – si pronare e Guacës “Gjyshe” që kontrollon guacat në varësi. Kjo Mega – Aferë është si gropë plehrash pambarim.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy