50 vjet studime mbi letërsinë/ Akademikja Floresha Dado rrëfen vështirësitë e punës së saj

Pinterest LinkedIn Tumblr +
50 vjet studime mbi letërsinë/ Akademikja Floresha Dado rrëfen vështirësitë e punës së saj

Kontributi mbi 50-vjeçar i Floresha Dado në studimet akademike mbi letërsinë ka lënë gjurmë jo vetëm tek brezat e studentëve por dhe tek publiku më i gjerë, i cili ka marrë në dorë shkrimet e saj.

 

Akademikja Dado është përfaqësuese e sistemit vlerësues në letrat shqipe, duke vendosur brenda kësaj fushe një mori normash teorike e estetike mbi letërsinë dhe kompeleksitetin e veprës letrare.

 

Advertisement

FLORESHA DADO

 

AKADEMIKE

 

Advertisement

“Të studiosh dhe interpretosh letërsinë duhen koncepte shkence. Nuk mund te bëhemi studiues serioz po s’patëm një sistem teorik. Kështu që futja në sistemin teorik ishte pjesë e çdo vepre time. Letërsia ka procesin e vete te zhvillimit se rryma te reja do shfaqen gjithmonë me ndryshimet e shoqërisë. Për te dëshmuar ne këto 52 vite karriere pune shkencore cili ka qenë pasioni im dhe studimet e mia nuk kam qenë të rastësishme. Kam zgjedhur fusha të patrajtuara te karakterit teorik për te zgjeruar horizontin e gjithkujt që me dëgjon.”

 

Por një nga pikat që ka ndikuar në procesin e krijimtarisë të shumë shkrimtarëve dhe që historiania e letërsisë e ka trajtuar edhe në veprat e saj është dhe ndikimi i realizmit socialist.

 

Advertisement

FLORESHA DADO

 

AKADEMIKE

 

Advertisement

“Realizmi socialist parimi i partisë socialiste cenoi thelbin e letërsisë. Dëmi është teorik. Parimi i partishmërisë e deformon thelbin e letërsisë. Partia e detyronte shkrimtarin te shkruante sipas interesit te tij jo nga pikëvështrimi i shkrimtarit. Realizmi socialist deformoi parimet e realizmit.”

 

Floresha Dado, i takon profilit të studiuesve që punën e saj si hulumtuese të proceseve teorike- letrare, e ka përqëndruar në procesin arsimor dhe në atë shkencor.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy