Një jetë e kaluar në arsim/ Mësuesja në pension rrëfen vështirësitë me fëmijët e ngujuar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Një jetë e kaluar në arsim/ Mësuesja në pension rrëfen vështirësitë me fëmijët e ngujuar

Kjo është Suzana Burrja, mësuesja e cila jetën e saj ja ka kushtuar arsimit dhe lëndës së gjuhës e letërsisë shqipe. Me dëshirën për të çuar përpara rrugën e nisur nga nëna e saj mesuese Zana, ashtu siç e thërrisnin nxënësit, tregon për Vizion Plus fillimin e këtij rrugëtimi për t’u bërë pjesë e arsimit.

 

SUZANA BURRJA

 

Advertisement

ISH-MËSUESE

 

“Që unë të futem në fushën e arsimit ka ndikuar mamaja ime. Ajo ka qenë mësuese. Një mësuese që në Shkodër ka nxjerrë shumë breza   dhe ndikimi i saj më ka bërë të tillë. Gjithashtu ka qenë në natyrën time që jo e kam dashur por e kam dashuruar letërsinë dhe kam shkuar në degën e gjuhë letërsisë.”

 

Advertisement

Ndonëse prej pak kohësh ka dale në pension mësuesja nuk harron momentet më të veçanta si mësimdhënëse në disa qytete të vendit. ajo ndalet koha kur mesonte fëmijët e ngujuar nga fenomeni i gjakmarrjes në Shkodër dhe në Malësi të Madhe. Eksperiencë kjo që i ka shkërbyer për të njohur dhe për të prekur nga afër realitetin e atyre fëmijëve.

 

SUZANA BURRJA

 

Advertisement

ISH-MËSUESE

 

“Gjatë punës më takoi të trajnoja mësues që vinin nga zona që e vuanin gjakmarrjen, dhe prej tyre unë arrita të kuptoja shumë më tepër nga ç’dija për këtë fenomen. Më ka qelluar dhe të shkoj ti shoh këta fëmijë të ngujuar dhe besoje që në sytë e mi sytë e tyre dukeshin sikur nuk qeshnin më a thua se nuk shihnin mirë as dritën e diellit. Sepse ata nuk dalin as në oborrin e shtëpisë, ndërsa kur i pyesje për mësimin apo për të shkuar në shkollë në sytë e tyre shihej një buzëqeshje apo një dëshirë që shumë shpejt fikej.”

 

Advertisement

 

Mes rreshtave të shkruar, në kartolinat e ruajtura, që shpesh i lexon për të kujtuar jo vetëm kohën në arsim, por edhe ish-nxënësit e saj, mësuese Zana iu bën edhe një thirrje të rinjve.

 

SUZANA BURRJA

Advertisement

 

ISH-MËSUESE


“Do thoja për mësuesit e ri merreni si një detyrë të shenjë. E kemi të gjithë detyrë që në shoqërinë tonë duke filluar nga parashkollori deri në universitet që të lëmë gjurmë të thella. Sa me i devotshëm mësuesi, sa me i përgatitur, sa më human e njerëzor të jetë aq më e mirë do të jetë shoqëria jonë.”

 

Advertisement

Kënaqësia me e madhe e mësuesve që e kanë përfunduar misionin është kur kontributi i tyre vlerësohet e kujtohet nga brezat që ata kanë nxjerrë nga bankat e shkollave.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy