Libri përballë teknologjisë, shkrimtarët: Ka më pak lexues, por asgjë nuk e shuan magjinë e një vepre tradicionale

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Libri përballë teknologjisë, shkrimtarët: Ka më pak lexues, por asgjë nuk e shuan magjinë e një vepre tradicionale

Mes debateve të shumta nëse shqiptarët lexojnë apo jo, edhe në javën dedikuar librit ky mbetet shqetësimi kryesor.

Natasha Lako, një prej poeteve dhe shkrimtareve më të njohura të letërsisë shqipe i sheh ndryshimet si procese kalimtare, të ndikuara nga teknologjia.

“Çdo gjë ka ciklin e vet dhe leximi po ashtu. Mendoj që bota e internetit është një pengesë. por ka nga ata që e shohin si diçka e bukur, sepse çdo njeri ka mundësi eksplorimi, por këto mundësi shpesh sjellin dhe përmbytje. por sesa reziston në këtë përmbytje shkrimtari është çështje tjetër, por megjithatë kush lexon kush zgjedh të mos lexojë është i mjerë. kjo mbetet çështje zgjedhje për gjithsecilin”,  shprehet Lako.

Ndonëse sfida e teknologjisë është e madhe, shkrimtarja beson tek fuqia e librit tradicional.

Advertisement

“Meqë inteligjenca artificiale do t’i mësojë të shkruajnë lë ta provojnë botën e librit nëpërmjet inteligjencës artificiale se do shohin që prapë do kthehen te libri i shkruar nga njeriu, te libri tradicional. këto risi ne nuk e dimë akoma se ku do na çojnë”,  thotë ajo.

Gjatë kësaj jave, e cila sjell dhe ditën botërore të librit, shumë institucione do të organizojnë aktivitete me synim zbatimin e politikave për nxitjen dhe afrimin e lexuesit me botën e librit. /vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy