“Nderi i Kombit” Dhimitër Anagnosti feston 88-vjetorin e lindjes

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Nderi i Kombit” Dhimitër Anagnosti feston 88-vjetorin e lindjes

Ikona e kinematografisë shqiptare Dhimitër Anagnosti festoi këtë të martë 88-vjetorin e lindjes. Anagnosti ka linduar në 23 janar 1936 në fshatin Vuno të Himarës.

Kreu shkëlqyeshëm gjimnazin “Ali Demi”, Vlorë. Studimet e larta i kreu në Institutin Kinematografik – VGIK, Moskë (1954-1960), ku u diplomua për kino-operator. Anagnosti ka realizuar filma, në cilësinë e regjisorit dhe skenaristit e gjithashtu ka shkruar romane dhe drama.

Dhimitër Anagnosti ka marrë titullin “Nderi i Kombit” nga presidenti në vitin 2011, ku është vlerësuar si një nga regjisorët më të shquar të kinematografisë shqiptare.

Ndër filmat më të njohur të tij janë “Lulëkuqet mbi mure”, “Përrallë nga e kaluara”, “Kthimi i ushtrisë së vdekur”, “Gurët e shtëpisë sime”, “Gjoleka, djali i Abazit”, me të cilin u nderua me dy çmime ndërkombëtare në Itali.

Advertisement

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, e uroi sot Anagnostin përmes një postimi në rrjetet sociale ku shkroi: “Dhimitër Anagnosti është një nga regjisorët më të shquar të kinematografisë shqiptare që ka ndriçuar ekranin duke thurur me mjeshtëri histori që kanë kapërcyer kufijtë tanë”./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy