115 viktima nga sulmi terrorist! Tronditet Rusia, arrestohen 11 persona të dyshuar, ISIS merr përsipër ngjarjen

Pinterest LinkedIn Tumblr +
115 viktima nga sulmi terrorist! Tronditet Rusia, arrestohen 11 persona të dyshuar, ISIS merr përsipër ngjarjen

Të paktën 115 persona humbën jetën dhe më shumë se 150 të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e një sulmi terrorist në një sallë koncertesh në periferi të Moskës në Rusi.

Në pamjet e publikuara u shfaqën disa persona të maskuar dhe të armatosur rëndë, të cilët nisën të qëllonin ndaj civilëve përpara koncertit në sallën me 6200 vende.

Në video dëgjohen të shtënat më armë dhe britmat e njerëzve, të cilët nxitojnë për të dalë jashtë. Autorët pasi qëlluan me breshëri automatike ndaj turmës, hodhën brenda sallës lëndë plasëse. Pas kësaj një zjarr i madh përfshiu vendin.

Në pamje të tjera shfaqeshin trupa të pajetë në të gjithë ambientet ku ndodhi sulmi dhe pellgje me gjak. Mes të vdekurve dhe të plagosurve në koncertin e “Crocus city hall” raportohet se kishte edhe fëmijë.

Advertisement

Pak orë pas ngjarjes, përgjegjësinë për sulmin e mori i ashtuquajturi shteti islamik. Sipas njoftimit të tyre në Telegram, autorët ishin tërhequr në bazë.

Ndërsa shërbimi rus i sigurisë njoftoi se ka arrestuar 11 persona,  4 prej të cilëve të armatosur në afërsi të kufirit me Ukrainën, ku pretendohet se ata do të largoheshin.

Ukraina mohoi menjëherë pretendimet se mund të kishte dorë në këtë sulm, ndërsa SHBA reagoi duke ngushëlluar popullin rus.

Zyrtarë amerikanë thanë për mediat se kishin paralajmëruar Rusinë për sulme të mundshme terroriste. Më 7 mars ambasada e SHBA-së në Moskë lëshoi një alarm sigurie, pasi mori raporte se ekstremistët kishin plane për të sulmuar tubime të mëdha në Moskë, përfshirë koncerte.

Advertisement

Për shkak të sulmit, Rusia ka rritur nivelin e sigurisë në të gjithë vendit dhe ka anuluar aktivitetet kulturore deri në një moment të dytë.

“ISIS” ka qenë autor i disa sulmeve me qindra të vdekur në vitet e fundit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy