Aksident me vdekje në Itali, 41-vjeçari përplas me furgon të riun shqiptar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Aksident me vdekje në Itali, 41-vjeçari përplas me furgon të riun shqiptar

Një 21-vjeçar ka humbur jetën në një aksident tragjik në Itali.

Mediat italiane bëjnë me dije se i riu u përplas nga një furgon që drejtohet nga një 41-vjeçar.

Sipas dëshmisë, fillimisht shoferi kuptoi se përplasi diçka. Pasi ndaloi, ai kërkoi rreth vendngjarjes dhe mes bimëve dhe shkurreve gjeti trupin e pajetë të viktimës, që u identifikua më pas.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes. Shoferi u ndalua dhe është vënë nën hetim, ndërkohë që sipas policisë, ai rezultoi negativ në testin e alkoolit dhe lëndëve narkotike./vizionplus.tv

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy