Arkeologët italianë thonë se kanë gjetur vendndodhjen e saktë të varrit të Platonit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Arkeologët italianë thonë se kanë gjetur vendndodhjen e saktë të varrit të Platonit

Vendi i saktë i varrimit të Platonit është identifikuar, sipas hulumtimit të Fondacionit Italian të Kërkimeve, i cili bazohej në papiruset nga vendi i Hercolano, pranë Napolit.

Sipas hulumtimit të drejtuar nga papirologu italian Graziano Ranocchia, Platoni u varros në “Akademinë” që mban emrin e tij në Athinë, në një kopsht pranë “tempullit të muzave”.

Ky zbulim i rëndësishëm, siç u bë i njohur, është për shkak të një leximi të ri të një papirusi të Filodemus Epikurianit, i cili përmban Historinë e “Akademisë”.

Papiruset u “lexuan” nga një sy bionik, i cili, pavarësisht se u karbonizua nga shpërthimi i Vezuvit në vitin 79 pas Krishtit, që gjithashtu shkatërroi Pompein, ishte në gjendje të zbulonte këtë informacion të ri, të dobishëm. I gjithë hulumtimi filloi tre vjet më parë dhe do të përfundojë në vitin 2026.

Advertisement

Syri bionik zbuloi një mijë fjalë të reja, në krahasim me atë të mëparshëm, që ishte bërë në vitin 1991, pra 30% më shumë tekst.

Studiuesit italianë shtojnë se nga ky lexim i ri “vjen se Platoni u shit si skllav tashmë në vitin 404 para Krishtit, kur spartanët pushtuan Eginën, ose, si një rast alternativ, në vitin 399 para Krishtit, menjëherë pas vdekjes së Sokratit”.

Deri më tani, kjo ngjarje e veçantë përmendej gjithmonë në 387 para Krishtit dhe në periudhën kur Platoni ishte në Sirakuzë, Siçili. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy