Arkivoli i mbretëreshës Elizabeth niset drejt Edinburgut

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Arkivoli i mbretëreshës Elizabeth niset drejt Edinburgut

Arkivoli i Mbretëreshës Elizabeta II do të dërgohet të dielën nga Malësitë skoceze në Edinburg, për t’i dhënë mundësi publikut që t’ia japë lamtumirën e fundit monarkes, e cila ka vdekur pas shtatë dekadash në fron.

Vdekja e 96-vjeçares është përcjellë me lot, hidhërim dhe kujtime të mira, jo vetëm nga familja e ngushtë e mbretëreshës, por edhe shumë njerëz të tjerë në Britani dhe botë.

Nga mëngjesi i së dielës, arkivoli i Elizabetës II do të lëvizë ngadalë nga Kështjella Balmoral, nëpër qytete e qyteza drejt Edinburgut.

Në kortezh do të jetë edhe vajza e saj, Princesha Ana.

Advertisement

Ceremonia e funeralit është caktuar për 19 shtator në Londër.

Dhjetëra mijëra njerëz janë mbledhur nëpër pallatet mbretërore prej ditës kur ka vdekur mbretëresha, më 8 shtator, për të dërguar lule dhe për të kujtuar figurën e saj.

Charles III është bërë mbret në momentin që i ka vdekur nëna, mirëpo sipas traditave, Këshilli i Aderimit është mbledhur të shtunën dhe e ka zyrtarizuar pozitën e tij.

Ceremonia është mbajtur në Pallatin Shën James në Londër.

Advertisement

“Jam krejtësisht i vetëdijshëm për këtë trashëgimi të madhe dhe për detyrat e përgjegjësitë e sovranitetit që janë tani mbi mua”, ka thënë mbreti Charles III përgjatë ceremonisë.

Pas përfundimit të ceremonisë, në të cilën kanë marrë pjesë mbi 200 persona, lajmi për mbretin e ri i është kumtuar publikut nga ballkoni.

Më pas kanë luajtur trumbetat dhe është lëshuar himni kombëtar.

Ai është zotuar se do të ndjekë rrugën e “nënës së tij të dashur” për t’i shërbyer kombit./R.E.L

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy