Austria futet në izolim nga 22 nëntori

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Austria futet në izolim nga 22 nëntori

Disa ditë pasi shpalli izolimin për personat e pavaksinuar, Austria vendosi mbylljen totale të vendit duke filluar nga e hëna për shkak të rritjes së ndjeshme të rasteve të reja me koronavirus.

Kancelari Alexander Schallenberg shpjegoi se kjo mbyllje do të zgjasë të paktën 10 ditë dhe do të ketë një kërkesë ligjore për t’u vaksinuar nga shkurti i vitit 2022.

Schallenberg shprehet se këto masa kanë si qëllim shmangien e një vale të pestë infektimesh dhe shtimin e vaksinimeve, duke qenë se Austria është një ndër vendet me nivelin më të ulët të vaksinimeve.

Masat shtrënguese duket se po rikthehen në shumë vende të Europës Perëndimore. Kryeministri sllovak shpalli një izolim për të pavaksinuarit nga e hëna, ndërsa qeveria çeke do të limitojë aksesis në disa aktivitete.

Advertisement

Edhe liderët gjermanë ranë dakord për të vendosur masa ndaluese në rajonet ku shtrimet nga Covid në spitale janë shumë të larta.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy